Ministri turk i qeverisë kosovare publikisht kundër Gulen – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri turk i qeverisë kosovare publikisht kundër Gulen

    Insajderi
    01 November 2016 - 19:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri Mahir Yagcilar ka folur sot kundër Lëvizjes Gulen, e cila është duke u përndjekur nga Presidenti i Turqisë Recep Tayiip Erdogan, me arsyetimin se është pikërisht Gulen ai që qëndron prapa puçit të muajit korrik.

    Qeveria e Kosovës nuk është prononcuar për këto zhvillime në Turqi, por këtë po e bën Ministri Mahir Yahgcilar, i cili udhëheq me dikasterin e Administratës Publike.

    Yagcilar ka folur sikur të ishte Ministër i Erdoganit.

    “Turqia në ankthin e natës së 15 korrikut ka treguar edhe një herë forcën e saj si shtet demokratik së bashku me Presidentin Regjep Tajip Erdogan , popullin dhe deputetët përkundër tentimit për predispozim. E gjithë bota duhet ta njeh dhe të dijë për tentim puçin e organizuar nga organizata FETO, duhet të tregojmë se ata janë të rrezikshëm” ka thënë ai.

    Këto komente ai i ka bërë në një ekspozitë me foto të grusht shtetit të dështuar në Turqi ku ka marrë pjesë edhe Ambasadorja e Turqisë në Prishtinë.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark