×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ministri Vitia kritikohet për mospunë e emërim të militantëve

    Insajderi
    13 June 2023 - 12:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, deklaroi se gjatë tri vjetëve të qeverisjes, Qeveria Kurti ka aprovuar vetëm një ligj. Ai deklaroi në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, se ligji i vetëm është miratuar me përkrahjen e opozitës, ndërsa akuzoi ministrin Arben Vitia se vendosja e sekretarit si kryesues i Bordit të SHSKUK-së, është përzierje e kompetencave.

    “Viti i tretë i kësaj qeverie me një ligj të aprovuar. Ligji i vetëm që është miratuar është me përkrahjen e opozitës. Vendosja e sekretarit si kryesues të Bordit të SHKUK-së është përzierje e kompetencave. Neve po na pyesin mediat ku është llogaridhënia për SISH (Sistemi i Informatave Shëndetësore), tash po thoni që është duke u bërë studim fizibiliteti…Janë dhënë miliona euro. Agjencia e barnave nuk vërehet fare. E kemi parë çfarë ndodhi me insulina. Fatkeqesisht nuk shihet fare”, deklaroi Vitia.

    Ndërsa, ministri Vitia tha se qëndrojnë disa deklarime të deputetit Zemaj, por me disa vërejtje.

    “Kush më mirë se ju e din që dy vjet e para jemi marrë me COVID. Atë çka nuk mund ta pranoj është ajo për vendosjen e atyre që i quajtët militantë publikë në pozita publike. Asnjëherë më pas nuk ka pasur militantë publikë në menaxhimin e shëndetësisë”, shtoi ai.

    “Sa i përket SISH-it jam dakord me ty. Duhet kërkuar llogari. Gjatë investimit për një dekadë në SISH asnjë ministër nuk ka qenë i VV-së…Po për AKPPM ka qenë kjo situatë. Nuk ka qenë një situatë e mirë. Tash konkursi për kryeshef të AKPPM-së është në fazën para testimit”, shtoi ai.

    Ndërsa, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, tha se Qeveria Kurti ende s’ka strategji për shëndetësi e as investime për shërbimin paliativ.

    “Në vitin e tretë të qeverisjes nuk ka ende strategji për shëndetësi. Nuk ka investime për shërbimin paliatv. Ishte premtuar ndryshimi i Ligjit për Sigurime Shëndetësore. Prej vitit 2006-2023, SISH-i sillet në tavolina të ministrave e nuk është bërë asgjë”, tha Haxhiu.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark