Insajderi
Insajderi

Ministri Vitia viziton morgun ku u investuan 654 mijë euro

Insajderi
17 March 2023 - 16:14
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ministri Vitia viziton morgun ku u investuan 654 mijë euro
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka vizituar hapësirat e instituteve paraklinike për të parë nga afër realizimin e projektit që kishte për qëllim përmirësimin e kushteve të punës dhe investimet në infrastrukturë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në këtë projekt në vlerë të 654 mijë eurove, janë të përfshira pajisjet mjekësore dhe inventarizimi i dorëzuar në institutet paraklinike, furnizimi dhe instalimi i tyre, pajiset fikse të mobilizuara, pajisjet lëvizëse të specializuara dhe furnizimet për institutet paraklinike.

Gjatë këtij takimi, ministri Vitia është njoftuar me shërbimet që ofrohen në këto klinika.

“Shërbimet paraklinike janë shumë të rëndësishme. Jam shumë i interesuar për t’i dhënë një dimension tjetër këtyre shërbimeve. Ne jemi të përkushtuar që çdo nevojë për investime që vjen nga ju së pari, ne t’i përgjigjemi sa më mirë e shpjet që është e mundshme. Jemi duke bërë një plan përveç se investiv edhe në racionalizimin e resurseve njerëzore, krejt kjo për të racionalizuar kohën e cila do të mund të përdoret në të mirë të shërbimit të qytetarëve”, tha ministri Vitia, njofton Ministria e Shëndetësisë (MSh).


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark