Ministri serb shpenzon paratë e shtetit për tua paguar rrymën dhe kontrollet mjekësore qytetarëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri serb shpenzon paratë e shtetit për tua paguar rrymën dhe kontrollet mjekësore qytetarëve

    Insajderi
    24 June 2016 - 19:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria për Kthim dhe Komunitete (MKK) e udhëhequr nga ministri serb, Dalibor Jevtiç, ka shpenzuar rreth 4,000 euro për mbulimin e shpenzimeve shëndetësore një personi nga Mitrovica gjatë vitit të kaluar, me ç’rast ka përdorur parat nga kategoria e subvencioneve dhe transferove.

    Kështu thotë Zyra e Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës, e cila ka plasuar sot të dhënat e vitit 2015 në komunat e Kosovës, njofton Insajderi.

    Sipas auditorëve, ky shpenzim është dashur të bije në përgjegjësinë e Ministrisë së Shëndetësisë ose komunën, por sipas tyre, MKK ka shpenzuar të holla jashtë kompetencave të tyre.

    “Një qytetar kishte pranuar një kërkesë nga një qytetare e Mitrovicës për mbulimin e shpenzimeve shëndetësorë. Kjo kërkesë ishte aprovuar nga MKK duke i paguar 4,000€ nga kategoria e subvencioneve dhe transfereve. Ky shpenzim sipas natyrës bie në fushat e përgjegjësisë së Ministrisë së Shëndetësisë ose Komunën e tij/saj përkatëse”, thuhet në raportin e auditorëve.

    Sipas auditorëve, shfrytëzimi i buxhetit të shtetit për “qëllime të cilat nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë me nevojat e organizatës dhe fushë veprimtarinë e saj mund të shkaktojë humbje financiare.”

    Ministri Jevtiç gjithashtu ka realizuar dy pagesa të energjisë elektrike, në vlerë prej 2 mijë eurosh, për qytetarët.

    “Ministri i MKK-së ka nxjerrë vendime më të cilat janë realizuar dy pagesa të rrymës elektrike nga 2,000€ për qytetarët. Realizimi i tyre ishte bërë nga kategoria ekonomike “Komunali”. Sipas ndarjeve buxhetore kjo kategori përdoret vetëm për mbulimin e shpenzimeve të institucionit”, thuhet në raportin e Auditorit.

    /Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark