![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Ministria e Drejtësisë ka demantuar Odën e Avokatëve të Kosovës për marrëveshjen e lidhur dje me Qeverinë e Shqipërisë, pasi OAK tha se kjo marrëveshje u arrit pa marrë mendimin e tyre dhe si e tillë nuk do të zbatohet pasi bie në kundërshtim me ligjin.
Nga Ministria e Drejtësisë kanë thënë se që nga mbledhja e përbashkët e dy qeverive në vitin e kaluar nuk ka pasur asnjë kundërshtim nga asnjëra palë për të nënshkruar këtë marrëveshje.
“Nga momenti i nënshkrimit të Deklaratës së Zotimit në mbledhjen e përbashkët të të dyja qeverive në vitin e kaluar, datë 22 qershor 2022, në asnjë moment nuk ka pasur ndonjë reagim apo kundërshtim nga asnjë akter për lidhjen e Marrëveshjes së tillë“, thuhet në reagimin e MD në Facebook.
Tutje, Ministria e Drejtësisë tha se në takimet me palën e Shqipërisë ka ftuar edhe Odën së Avokatëve të Kosovës, por këta të fundit nuk kanë marrë asnjëherë pjesë.
“Për hirë të së vërtetës, Ministria e Drejtësisë njofton opinionin e gjerë publik se Oda e Avokatëve të Kosovës është ftuar dy herë radhazi për të qenë në takimet e planifikuara me palën nga Republika e Shqipërisë. Përkundër ftesave me shkrim ( datë 2 qershor 2023) dhe atyre me telefon, përfaqësues të Odës së Avokatëve të Kosovës, nuk kishin marrë pjesë në takimet e tilla punuese“, thuhet tutje në reagim.
Ndryshe, marrëveshja e arritur ka të bëjë me njohjen e së drejtës së ushtrimit të profesioneve të avokatit dhe ndërmjetësit në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.
Lexo edhe: