×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministria e Drejtësisë dezinformon opinionin për rastin Lushtaku

    Insajderi
    19 October 2016 - 21:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministria e Drejtësisë ka dezinfornuar opinionin se është ngritur aktakuzë kundër dhjetë zyrtarëve të Shërbimit Korrektues në rastin e arratisjes së Sami Lushtakut dhe të tjerëve nga QKUK-ja.

    Informacionin e pranuar nga prokurori i Shtetit, Lulzim Sylejmani se janë duke u zhvilluar hetime që mund të rezultojnë me aktakuzë, Ministria e drejtuar nga Dhurata Hoxha e ka interpretuar si ngritje të aktakuzës.

    “Ministria e Drejtësisë, përkatësisht Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka pranuar shkresën nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, ku është informuar se ndaj zyrtarëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës është ngritur aktakuzë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

    Përveç kësaj, Ministria ka thënë se ka suspenduar zyrtarët e akuzuar.

    “Me qëllim që procedura penale të zhvillohet në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe të pandikuar, MD/SHKK ka marrë vendim për largim të përkohshëm nga puna deri në përfundimin e procedurës penale…”, ka thënë Ministria.

    Por, njoftimi i prokurorit Sylejmani thotë se po kryhen hetime për veprat penale shpërdorim i pozirës zyrtare, ndihmë ne arratisje dhe lirim të paligjshëm nga burgu. Aty nuk përmendet ngritja e aktakuzës.

    “Prokuroria e Shtetit është njoftuar nga Eulex-i për hetimet dhe jo për ngritje të aktakuzës”, ka thënë një burim për Insajderin.

    Ngritjen e aktakuzës e ka mohuar edhe avokati i Shemsi Hajrizit, Besnik Berisha.

    Ai ka thënë se nesër klienti i tij është i ftuar bë Prokurori për tu intervistuar.

    Ndërkohë të hënën është marrë në pyetje ish-drejtori i Shërbimit Korrektues, Emrush Thaçi. Këtë e ka konfirmuar avokati i tij, Bajram Sherifi.

    Mos dezinformimit për ngritje të aktakuzës, Ministria e Drejtësisë ka thënë se është njoftuar nga Prokuroria Themelore e Prishtinës. Mirëpo, njoftimin e ka dërguar Prokuroria e Shtetit./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    03 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark