×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Aktuale

    Ministria e Drejtësisë jep 240 mijë euro kontratë për ekspertizë për mbrojtje nga IUTE Credit në arbitrazh

    Insajderi
    14 February 2022 - 16:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Drejtesisë, javën e kaluar ka shpallur fituese një kompani  për të ofruar ekspertizë për rastin e IUTE Credit, gjatë përballjes me të në Gjykatën e Arbitazhit. Shteti në këtë rast do të shpenzoj mbi 240 mijë euro. Paraprakisht MD-ja kishte nënshkruar kontratë me “Squire Patton Boggs (US) LLP” për ta përfaqësuar në tri raste në arbitrazh përfshirë edhe rastin e Iute Credit. Vlera e kontratës arrinte në 1.5 milion euro.

    Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, të mërkuren vendosi firmën e saj në një tender prej 240 mijë euorsh.
    Dikasteri që ajo drejton ka shpallur fituese kompaninë “Alvarez&Marsal Disputes and Investigations LLP”, për ekspertizë ligjore, financiare dhe ekonomike e bankare, për procedura të arbitrazhit lidhur me çështjen e ngritur nga IuteCredit.

    Sipas kontratës që ka siguruar Gazeta Insajderi, kompania fituese duhet të filloj shërbimet me nënshkrimin e kontratës dhe kohëzgjatja e mërrëveshjes është e vlefshme deri në dy vjet.

    “Kohëzgjatja e marrvëshjes do të jetë e vlefshme deri në dy vjet apo në momentin e përfundimit të angazhimeve të ekspertit sipas nevojave të procedurës së arbitrazhit p.sh përfundimi I ekspertizës dhe/apo dëshmimi para tribunalit”, thuhet në kontratë.

    Kontrata me dy llote që i është dhënë kësaj kompanie peshon 240 mijë euro, shkruan Gazeta Insajderi.

    Vitin e kaluar Ministria e Drejtësisë kishte zgjedhur kompaninë “Squire Patton Boggs (US) LLP” nga SHBA, duke e autorizuar që ta përfaqësoj shtetin në tri rastet kontestuese në Gjykatën e Arbitrazhit. Në mesin e tyre ishte edhe rasti me Iute Credit.

    Kjo kompani ishte zgjedhur me procedurë të negociuar, pa publikim të kontratës.

    Vlera e kontrës në total kap vlerën e 1 milionë e 575 mijë euro, Lot 2 i saj është kontrata kundër IUTECREDIT, me çmim prej 525 mijë euro, shkruan Gazeta Insajderi. 

    Banka Qendrore e Kosovës, në dhjetor të vitit 2019 kishte bërë të ditur se ka revokuar licenën e institucionit mikrofinanciar “Iute Credit”.

    Ky insitucion, nuk ishte pajtuar me revokimin e licencës,  prandaj edhe e paditit shtetin në Gjykatën e Arbitrazhit.

    Sipas avokatit të “Iute Credit”, mund të ketë padi me dëme deri në 12 milionë euro.

    “Brenda disa ditëve do dërgohet shtyrja e vendimit në gjykatë, ta shpëtojmë IuteCredit nga likuidimi, t’i ruajmë 340 vende pune. Do mund të ketë padi në gjykatën e arbitrazhit me dëme deri 12 milionë euro. Të heqim njollën diplomatike të Kosovës për shtetin që e ka përkrahur që nga fillimi, besoj se këto padrejtësi do rishikohen në gjyqësor”, kishte paralajmëruar avokati.

    Hulumtim i Insajderit, kishte gjetur se si veprojnë këto kompani të lidhura me Rusinë, Qipron dhe aferën e Panamasë.

    Gazeta kishte zbuluar se “IuteCredit” në Kosovë ka pranuar para nga “SWEDSKE BANK”. Kjo bankë është akuzuar dhe është në procese hetimi pikërisht për lejimin e apo krijimin e kushteve për të vepruar bizneset të cilat janë të ndërlidhura me oligarkë dhe struktura shtetërore ruse që kanë tendenca të ndryshme destabilizimi në rajon. Këtë tendencë dyshohet se e ka pasur “IuteCredit Europe”, “IuteCredit Kosovo” dhe biznese të tjera që ndërlidhen me pronarët e tyre. /Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark