Ministria e Durmishit "dorëlirë"- shpërblen me dy tenderë milionësh përbrenda dy ditësh vëllezërit Shabani - Insajderi
×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Ministria e Durmishit “dorëlirë”- shpërblen me dy tenderë milionësh përbrenda dy ditësh vëllezërit Shabani

    Insajderi
    08 January 2025 - 16:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.
    Shkruan: - Besnik Gashi

    Bujar Shabani po vazhdon të pasurohet nën Qeverinë Kurti. Pa u pasuruar s’po ngelet as vëllai i tij, Sokol Shabani. Ministria e Hysen Durmishit ka ndarë dy tenderë përbrenda dy ditësh në vlera milionëshe për vëllezërit Shabani nga Ferizaj.

    Durmishi s’e ka fshehur asnjëherë afërsinë që ka me Bujar Shabanin. Madje, edhe në konferencë për media ka thënë se e ka mik, raporton Insajderi.

    Ministria e Infrastrukturës më 26 dhjetor të 2024-ës ndau 2,9 milionë euro tender për konserciumin ekonomik ‘Dio Bes SH.P.K’ dhe ‘EUROKOS HOLDING SH.P.K’. Tenderi kishte të bënte me rehabilitimin dhe asfaltimin e rrugës rajonale Shipashnicë-Desivjocë-Tërstenë.

    Pronar i ‘Dio Bes SH.P.K’ është Sokol Shabani, vëllai i Bujar Shabanit.

    Pasurimi i Sokol Shabanit nga Qeveria Kurti s’po kufizohet vetëm në këtë rrugë. Firma e tij në konsercium me ‘EUROKOS HOLDING SH.P.K’ ka ndarë tender në vlerë prej 8,3 milionë euro në ndërtimin e rrugës Prizren-Tetovë.

    Vetëm një ditë më vonë pasi ia kishte ndarë afro tre milionë Sokolit, ministria e Durmishit ia ndau Bujar Shabanit në konsercium me EL-BAU’n mbi katër milionë euro. Pra, më 27 dhjetor të 2024-ës.

    Këto para u ndanë për ndërtimin e segmentit Kishnicë-Bresalc në kuadër të autostradës së Gjilanit.

    Bujar Shabani është “nderuar” shpesh nga ministria e Durmishit. Shabani i “Bageri Company” ka fituar kontrata të majme përgjatë qeverisjes aktuale. Një nga to ka qenë edhe për autostradën Prishtinë-Podujevë, në vlera milionëshe.

    Ndonëse pa ndonjë procedurë publike tenderuese, ura vjet testohej nga kamionët e rëndë të “Bagerit”, pronari i së cilës është Bujar Shabani. Shabani njihet për miqësi me zëvendësministrin e Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

    LEXO EDHE:

    Kuleta e biznesmenit ferizajas Bujar Shabani nga Qeveria po trashet edhe përmes Telekomit të Kosovës. Kjo ndërmarrje publike po ia jep 190 mijë euro në vit. Pasi që kompania e tij “Bageri” ka lidhur një kontrata me Telekomin për dhënien në shfrytëzim të një objekti që ndodhet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Qeraja për këtë objekt është rreth 16 mijë euro në muaj.

    LEXO EDHE:

    Shabani në nëntor të këtij viti është dënuar me 15 mijë euro gjobë për veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”.

    Më 20 nëntor 2024, Shabani e ka pranuar fajësinë derisa më 3 maj 2023 ai ishte deklaruar i pafajshëm ndaj akuzës se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”.

    Sipas aktakuzës së ngritur më 26 prill 2022 nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, në muajin mars të vitit 2019, i pandehuri si pronar i Operatorit Ekonomik NPSH ‘Bageri’, me seli në Ferizaj, me vetëdije kishte shkelë rregullat e prokurimit publik gjatë një oferte për dhënien e kontratës së prokurimit publik, duke paraqitur dokument të rremë, në atë mënyrë që me rastin e ofertimit në projektin ‘Zgjerimi i rrugës në fshatin Bibaj, kyçja në autostradë Arbër Xhaferi’, me numër të prokurimit 656-19-3136-511 dhe ofertimin në projektin ‘Asfaltimi i rrugëve në fshatin Jezerc’, me numër të prokurimit 656-19-3386-511, kishte ofruar të dhëna të rreme, përkatësisht kishte falsifikuar kontratat e punës të lidhura me të dëmtuarit Arben Vranovci dhe Violeta Aliu, duke ndërruar përmbajtjen e kontratave të punës. /Insajderi.org/

    LEXO EDHE:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark