Ministria e Infrastrukturës investon mbi 2 milionë euro në Podujevë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministria e Infrastrukturës investon mbi 2 milionë euro në Podujevë

    Insajderi
    13 April 2016 - 12:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Infrastrukturës do të investojë në komunën e Podujevës 2.3 milion euro për rregullimin e infrastrukturës rrugore në këtë komunë.

    Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, e kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me anë të së cilit do të realizohen projektet për asfaltimin e rrugëve në fshatrat Doberdoll, Majac, Merdar, Kushevicë, Batllavë-Dyz dhe Herticë-Surdullë, pastaj, asfaltimin e rrugës Ballaban-Orllan dhe asfaltimin e rrugëve në qytetin e Podujevës.

    Realizimin e projekteve që nga fillimi e deri në fund të kontratës do ta mbikëqyrë një zyrtar monitorues, të cilin do ta caktojë ministri, thuhet në një komunikatë për media të lëshuar nga ministria e infrastrukturës./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark