×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministria e Infrastrukturës ndanë rreth 400 mijë euro Vitisë

    Insajderi
    15 March 2016 - 16:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, së bashku me kryetarin e Vitisë, Sokol Haliti, kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi për financimin e projekteve infrastrukturore në Komunën e Vitisë, në vlerë prej rreth 400 mijë euro.

    Ky memorandum ka për qëllim financimin e asfaltimit të rrugës në fshatin Devajë dhe Radivojcë, asfaltimin e rrugës në fshatin Terpezë dhe Ballancë, si dhe asfaltimin e rrugës në fshatin Remnik i Ri – Nasale (Viti – Gjilan).

    Procedurat e realizimit të këtyre projekteve, do të zhvillohen nga ana e komunës së Vitisë. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark