Ai ka vlerësuar se “Prishtina është në panik dhe se nuk përjashton provokime të reja dhe probleme për serbët”.
“Sa i përket partive të serbëve të Kosovës, është e qartë se Prishtina po përkrahë disa parti. Përçarja është bërë në mënyrë të caktuar. Viteve të shtatëdhjeta dhe tetëdhjeta kur jemi përballur me atë se në Kosovë po krijohet një shtet i ri, kemi parë se njerëzit kyç atëbotë kanë qenë serbët, derisa shqiptarët i kanë përkrahur. Kjo taktikë edhe më tutje është interesante për ta”, ka pretenduar Odalloviq, ish shërbëtori besnik i Kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq.
“Lista Serbe nuk përzihet në zgjedhjet shqiptare, le ta zgjedhin njëri tjetrin. Ne kemi politikë të qartë, Lista Serbe dëshiron, dhe ka të drejtë të plotë të kërkojë përkrahjen e serbëve dhe unë shpresoj se do ta merr”, shprehë dëshirën Odalloviq./Insajderi.com.