×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna e Prizrenit ka 6 muaj që është paralajmëruar për rrezikun nga shembja e shtëpisë

    Insajderi
    06 June 2016 - 20:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtoresha e Departamentit të Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës, Vjollca Aliu i është kundërpërgjigjur akuzave të Komunës së Prizrenit, sipas të cilëve fajtor për shembjen e shtëpisë është mungesa e intervenimit nga Ministria e Kulturës.

    “Është e vërtetë që ne kemi insistuar që shtëpia të ruhet, por edhe në të njëjtën kohë, qysh në janar të këtij viti kur është shembur një pjesë e kësaj shtëpie, ne i kemi dërguar letër në të cilën kërkojmë që Komuna të ndërmarrë masa për të siguruar ambientin”, ka thënë Aliu.

    Drejtori i Departamentit të Inspektoratit në Komunën e Prizrenit, Bedri Bytyqi, ka thënë për Insajderin se nëse Ministria dhe Qendra Rajonale nuk do të kishin insistuar në mbrojtjen e shtëpive në Zonën Historike të Prizrenit, tragjedia e sotme nuk do të kishte ndodhur.

    Vdekja e fëmijës nga shembja e shtëpisë, pasojë e një tenderi

    Sipas Aliut, rrënimi i shtëpive të vjetra në Zonën Historike të Prizrenit nuk është zgjidhje, por për shtëpitë të cilat paraqesin rrezik është dashur të merret Komuna e Prizrenit.

    “Nuk mund të bëhet demolomi pa asnjë dokument që vërteton se një objekt duhet shkatërruar. E dyta, për këtë shtëpi , e cila në Janar është shembur, kemi i kërkuar që të merren masa”, ka thënë Aliu.

    E drejtori në Drejtorinë e Inspektoratit në Prizren, tha se nëna me dy fëmijët, njëri prej të cilëve ka vdekur pas shembjes së murit, nuk kanë qenë duke jetuar në atë shtëpi por në një tjetër ngjitur me të.

    “Por gjendja e shtëpive është e njëjtë. Komuna me Policinë ka tentuar disa herë t’i largojë banorët nga aty por nuk ia ka dalë”, ka thënë Bytyqi./Insajderi.com

     

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    13 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark