×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministria e Kurtit jep tender 300 mijë euro për “Rojet e Nderit”, dorëzohen ankesa në Gjykatën e Tenderëve për favorizim dhe shkelje të ligjit

    Insajderi
    15 May 2024 - 15:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka dhënë tender në vlerë mbi 300 mijë për kompaninë ‘Rojet e Nderit”. Ndaj këtij tenderi janë dorëzuar edhe ankesa në Gjykatën e Tenderëve. Kjo ankesë ndaj Ministrisë që udhëhiqet nga Rozeta Hajdari ka të bëj me favorizim dhe shkelje të ligjit. Kompania fituese “Rojet e Nderit”, është themeluar nga biznesmeni Kushtrim Krasniqi, i cili ishte arrestuar për prostitucion, shkruan Insajderi.

    Gazeta Insajderi

    MINT para dy ditësh ka dhënë njoftimin për kontratën për sigurim i objekteve që kap vlerën prej 305 mijë euro.

    Në këtë tender ministria shpërbleu me kontratë kompaninë ‘Rojet e Nderit”.

    Kompani kjo e njohur si një prej kompanive që ka përfituar tenderë milionësh nga shteti.

    Ankesa në OSHPE

    “Internat Security AssociationSH.P.K”, kompani ofertuese në këtë tender ka dorëzuar ankesë në Organin Shqyrtues i Prokurimit për tenderin e dhënë nga MINT.

    Aty akuzohet MINT se ka favorizuar kompaninë fituese. Sipas kompanisë që është ankuar me kontratën e dhënë është shkelur ligji i prokurimit.

    Duke pas parasysh se ne si OE palë me interes në këtë AP, kemi ofertuar sipas kërkesave të AK për këtë AP, jemi të habitur se si AK ka shpallur fitues një kompani e cila është e papërgjegjshme financiarisht, pse po e cekim këtë do ju ofrojmë argumentet si në vazhdim: Autoriteti Kontraktues ka vepruar në kundërshtim me nenin 7, 27, 59 të LPP-së. Andaj kërkojmë nga OSHP që kjo ankesë të merret e bazuar dhe AP të kthehet në rivlerësim duke respektuar pragun e ofertave për pagat e punëtorëve në vlerë prej 320855.40 euro, duke i klasifikuar ofertat nga ky çmim e të lartë. Kjo është diskriminuese dhe në kundërshtim me ligjin e prokurimit pasi që keni bërë shkelje të kushteve për pjesëmarrje në tender të OE ofertues e posaçërisht keni bërë shkelje të nenit 7, neni 27, nenit 59 të LPPsë. OE i shpallur fitues është me ofertë afër 20000.00 euro nën paga“, thuhet në ankesë.

    Por, MINT ka mohuar akuzat duke thënë se komisioni ka bërë vlerësimin e ofertave në mënyrë të drejtë dhe duke refuzuar kërkesën e propozuar për shqyrtim.

    Ne deklarojmë se komisioni ka bërë vlerësimin e ofertave në mënyrë të argumentuar të drejtë dhe korrekte duke trajtuar të gjithë OE pjesëmarrës në mënyrë të barabartë duke vlerësuar me kujdes të gjithë dokumentacionin e dorëzuar në plotësimin e secilës kërkesë dhe kriter në dosjes konform legjislacionit në fuqi . Siç u tha me lartë si AK-MINT ka bërë vlerësimin e ofertave duke i shqyrtuar të gjitha pikat e ankesës të dorëzuar nga Internat Security Associacion SH.P.K, edhe se procesi i vlerësimit dhe ekzaminimit të ofertave është bërë në përputhje të plotë me dispozitat ligjore të LPP-së, UOPP-së dhe akteve tjera nënligjore dhe në respektim të plotë të kritereve dhe kërkesave të specifikuara në dosje të tenderit. Prandaj sipas dispozitave ligjore të LPP-së të nenit 108/A, dhe në përputhje nenin 8.1.1 pika (ii) të rregullave për parashtrimin e ankesave te nxjerra nga KRPP-ja; Autoriteti Kontraktues e refuzon kërkesën e propozuar për shqyrtim si te pabaze sikurse ne dispozitiv te këtij vendimi”, thuhet në përgjigjen e mistrisë ndaj ankesës të bërë nga kompania.

    Milionerët e “Rojet e Nderit”, lënë pa bukë 300 punonjësit e varfër

    Rreth 300 punëtorë të sigurimit të kompanisë “Rojet e Nderit” kishin mbetur pa rroga për muajin janar. Kështu kishte raportuar Insajderi se bllokimi i mjeteve financiare kishte ndodhur për shkak të një raporti të Auditorit të Brendshëm. Auditorët i kishin evidentuar në raportin e tyre shkeljet e rënda që i kanë hasur gjatë monitorimit.

    Gazeta Insajderi kishte publikuar ekskluzivisht një pjesë të këtij raporti që është shkruar me 9 janar2024. Në këtë raport, thuhej se gjatë monitorimit janë hasur në shkelje të rënda në implementimin e kontratave, duke u bërë kështu një trajtim çnjerëzor të punëtorëve të kësaj kompanie.

    Sipas raportit, thuhej se kompania e sigurimeve “Rojet e Nderit” ka bërë shkelje të mëdha në kushtet e punës me punëtoret.

      Kompania “Rojet e Nderit” përfitoi tenderë milionësh nga shteti

      Kompania “Rojet e nderit”, njihet si një prej kompanive që ka përfituar tenderë milionësh nga shteti.

      Ajo përgjatë viteve kishte fituar plotë 12 kontrata të tenderëve, në vlerë mbi 2 milionë euro, shkruan Gazeta Insajderi.

      Këta tenderë kompania e themeluar nga Kushtrim Krasniqi, i fitonte kryesisht nga ministritë dhe nga Kuvendi Komunal i Prishtinës, ku kontratat kapnin vlera gjysmë milionëshe.

      Si u arrestua për prostitucion biznesmeni milioner nga Malisheva?

      Biznesmeni milioner nga Malisheva, Kushtrim Krasniqi, që mori milionat nga shteti, ishte arrestuar në vitin 2022 nga Policia e Kosovës, nën dyshimin për “mundësim apo detyrim në prostitucion”.

      Ai ishte kapur së bashku me tri vajza të tjera pas bastisjeve që policia, kishte kryer në disa lokacione në Prishtinë.

      Krasniqi dyshohet se së bashku me dy vajza të moshës 20-vjeçare dhe një 22-vjeçare për gati shtatë muaj, i mundësuan dhe e detyruan për prostitucion një vajzë të mitur.

      OP-ED
      Nga Rubrika
      Lajme
      22 November 2024

      © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

      Impressum

      Kontakt

      Trademark