Ministria e Shëndetësisë në Gaza tregon sa palestinezë janë vrarë që nga fillimi i luftës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Ministria e Shëndetësisë në Gaza tregon sa palestinezë janë vrarë që nga fillimi i luftës

    Insajderi
    09 December 2023 - 22:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e shëndetësisë e Gazës e udhëhequr nga Hamas pretendon se rreth 18,000 palestinezë janë vrarë që nga shpërthimi i luftës Izrael-Hamas pas sulmeve të 7 tetorit.

    Ministria raportoi se 17,700 kanë vdekur dhe 48,780 janë plagosur pas sulmeve ajrore izraelite e operacioneve tokësore të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit brenda enklavës.

    Numrat nuk janë verifikuar dhe zyrtarët izraelitë kanë thënë vazhdimisht se besojnë se kjo shifër është shumë më e ulët, duke pretenduar se Hamasi po i fryn vlerësimet e ministrisë.

    Kujtojmë se, SHBA-të ka vënë veto ndaj një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila bënte thirrje për një armëpushim humanitar në Gazë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark