×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    SHBA-ja vendos veto në OKB, reagon ashpër presidenti i Palestinës

    Insajderi
    09 December 2023 - 16:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Autoritetit Kombëtar Palestinez, Mahmoud Abbas, ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës se ka dorë në krimet e luftës që po kryhen kundër palestinezëve.

    Kjo akuzë vjen pasi SHBA-të ka vënë veto ndaj një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila bënte thirrje për një armëpushim humanitar në Gazë.

    Ai ka bërë përgjegjës amerikanët për vrasjen e fëmijëve, grave dhe të moshuarve palestinezë në Rripin e Gazës, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga presidenca, raporton skynews.

    Ndryshe, 13 nga 15 anëtarët e Këshillit të Sigurimit u shprehën pro rezolutës për një armëpushim, SHBA ishte vendi i vetëm që shfrytëzoi të drejtën e vetos ndërsa abstenoi Britania e Madhe.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark