Ministria e Shëndetësisë: Situata epidemiologjike në Kosovë mbetet e pasigurtë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ministria e Shëndetësisë: Situata epidemiologjike në Kosovë mbetet e pasigurtë

    Insajderi
    29 October 2021 - 16:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Shëndetësisë thotë se rastet e COVID-19 vazhdojnë të jenë në trend të njejtë. MSH thekson se teksa përballemi me variantin shumë ngjitës Delta të SARS-COV 2 (Covid-19), situata epidemiologjike në Kosovë mbetet e pasigurtë.

    “Mesatarja aktuale 7-ditore e rasteve të reja është 15,42 raste/ditë, që është e njejtë me periudhën e mëparshme 7-ditore”, thuhet në postimin e MSH-së.

    Tutje, MSH thekson se vaksinimi është mënyra më e mirë për të ndihmuar në parandalimin e COVID-19, veçanërisht formave të rënda të sëmundjes dhe vdekjes.

    “TË GJITHË duhet të vazhdojmë të zbatojmë masat parandaluese kundër COVID-19 dhe rekomandimet e profesionistëve shëndetësor”, përfundon njoftimi i tyre.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark