Insajderi
Hulumtime/Analiza

Ministria ndan tender për ueb-faqen e IHMK-së që ia huqi me parashikimet e motit

Insajderi
04 August 2026 - 15:04
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ministria ndan tender për ueb-faqen e IHMK-së që ia huqi me parashikimet e motit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka dhënë kontratë për zhvillimin, mirëmbajtjen dhe hostimin e ueb-faqes së Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK).

Sipas njoftimit për dhënien e kontratës, kontrata është dhënë më 30 korrik 2026, ndërsa nënshkrimi i saj ishte planifikuar për 31 korrik 2026. Vlera e kontratës është 9,880 euro.

Kontrata është fituar nga Grupi i Operatorëve Ekonomikë “Digibrain SH.P.K.” dhe “Global CT Digital Kosovo SH.P.K.”, shkruan Insajderi.

Përshkrimi i kontratës është: “Zhvillimi i Web Faqes së AMMK-së dhe mirëmbajtja e hostimi i Web Faqes së IHMK-së”.

Ky tender vjen në një periudhë kur IHMK-ja është përballur me kritika të shumta për pasaktësitë në parashikimet e motit, veçanërisht gjatë rasteve të reshjeve intensive dhe motit ekstrem, kur parashikimet zyrtare janë kundërshtuar nga zhvillimet reale në terren dhe kanë nxitur reagime të qytetarëve në rrjetet sociale./insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark