Aktivistë të Lëvizjes për Universitetin kanë qëlluar me bojë të kuqe sot ministren e Arsimit Lindita Nikolla.
Ngjarja ka ndodhur gjatë një ngjarje ku ishte e pranishme Nikolla. Në video duket që ministrja ishte ulur dhe nuk e priste këtë veprim.
Një aktiviste i është afruar dhe e ka ngjyer me bojë të kuqe. Më pas, kjo lëvizje ka reaguar në “Facebook” për ngjarjen dhe kundërshtinë ndaj reformës në arsim.
“Sot, në ditën ndërkombëtare të studentëve, aktivistët e Lëvizjes Për Universitetin kryen një aksion simbolik kundër ministres së Arsimit Lindita Nikolla. E spërkatën me salcë duke i bërë për një moment atë çka ajo dhe qeveria shqiptare i kanë bërë jetës universitare publike prej kohësh: shprishjen,” thuhet në një njoftim të kësaj lëvizje.
“Sot mijëra maturantë meritorë janë ende pa të drejtën studimi dhe po aq kuota të paplotësuara ka në universitetet publike. Skema e regjistrimit të studentëve ka favorizuar haptas universitetet private kliente të qeverisë”.
Sulmi është bërë nga aktivistja Mirela Ruko e cila është shoqëruar pranë komisariatit numër 1 në Tiranë, njofton Mapo.
Disa vite më parë, edhe ish-rektori i Universitetit të Prishtinës, Mujë Rugova, ka qenë cak i një veprimi të tillë të studentëve./Insajderi.com
https://www.facebook.com/651561178215203/videos/1147395691965080/