Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka marrë fjalën në seancën e Kuvendit të Kosovës, aty ku po diskutohet mbi arrestimin e drejtorit të KEK-ut, Nagip Krasniqit.
Rizvanolli njoftojë mbi arrestimin e Krasniqit e emërimin e ri në detyrë e tij, përmendi disa suksese që kanë shënuar si ministri, por refuzoi të iu japë përgjigje opozitës për akuzat e parashtruara për vjedhje të milionave.
Duke ironizuar ajo u shpreh se do të donte të parashtronte një pyetje ndaj opozitës, por nuk po e bën duke thënë se “disa prej deputetëve të opozitës i njeh gjithë Kosova”.
“Disa nga ju deputetë të opozitës deshta të ju pyes se pse përgjatë këtyre 2 viteve keni folur kaq rrallë keni folur për politikat, e aq shpesh keni ditur detaje e keni ngritur çështje lidhur me tenderët në KEK e ndërmarrje tjera. Kur u shpallë tenderi, e kush e fitojë, pse firma x e y e kush është pronari i firmës X e Y, deshta të ju pyes pse ju i dinit kaq në detaje këto informata e i përcillni me kaq sukses. Por nuk do t’ju pyes sepse unë këtu kam jetuar ju njohë, ju njohim të gjithë edhe qytetarët e Kosovës andaj nuk ka nevojë për përgjigje këtu“, u shpreh Rizvanolli përcjell Insajderi.