Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, po merr pjesë në ceremoninë e varrimit të gruas së vrarë nga ish-burri i saj në oborrin e QKUK-së.
Ministrja Haxhiu nuk ka mundur t`i mbaj lotët gjatë ceremonisë së varrimit të të ndjerës Hamide Magashi.
Bashkë me Haxhiun janë parë edhe zyrtarë tjerë të kabinetit të saj, shkruan Insajderi.
Varrimi i të ndjerës Hamide Magashi është bërë dy ditë pasi jetën ia mori me armë zjarri Sokol Halili, ish-bashkëshortes Hamide Magashi që kishte shkuar në Klinikën e Gjinekologjisë për të lindur fëmijën e saj të parë, ajo u varros në fshatin e saj Llugaxhi të Lipjanit.