×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Dheu mbuloi trupin e 35 vjeçares Hamide Magashi që pritej të bëhej nënë, e që jetën ua mori me armë Sokol Halili

    Insajderi
    02 December 2022 - 13:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dy ditë pasi jetën ia mori me armë zjarri Sokol Halili, ish-bashkëshortes Hamide Magashi që kishte shkuar në Klinikën e Gjinekologjisë për të lindur fëmijën e saj të parë, ajo u varros në fshatin e saj Llugaxhi të Lipjanit.

    Me dhimbje të madhe e lot në sy, për në banesën e fundit e përcollën familjarë e qindra qytetarë tjerë, shkruan Insajderi.

    Në mesin e të pranishmëve në varrim është parë edhe kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti.

    E ai që mori dy jetë, Sokol Halili gjendet ende në arrati, pasi që policia e Kosovës as pas dy ditësh nga krimi i rëndë nuk ka arritur ta arrestojë atë.

    Për çështje të sigurisë afër shtëpisë së të ndjerës Magashi, janë parë të pranishëm edhe zyrtarë të policisë së Kosovës, shkruan Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark