Ministrja Hoxha premton transparencë për sqarimin e vdekjes së Deharit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministrja Hoxha premton transparencë për sqarimin e vdekjes së Deharit

    Insajderi
    06 November 2016 - 19:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, dhe zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Naim Rexha, sot kanë mbajtur një konferencë për media në Qendrën e Paraburgimit në Prizren lidhur me rastin e vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

    Ministrja Hoxha ka premtuar një raport transparent për sqarimin e vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

    “Që nga dita e djeshme Ministria e Drejtësisë dhe organet tjera relevante, janë duke u marrë me rastin, ndërsa aktualisht jemi duke pritur vendimin e familjes për anëtarin i cili do t’i bashkëngjitet ekipit i cili do ta kryej autopsinë”, theksoi Hoxha.

    Ajo me tej shtoi se në kuadër të mandatit të saj, shpreh “përkushtimin për sqarimin e rastit, me transparencë” dhe ftoi që “të mos bëhen paragjykime lidhur me rastin”.

    “Menjëherë kam urdhëruar hetim të brendshëm të Inspektoratit të Ministrisë së Drejtësisë lidhur me rrethanat e vdekjes së të paraburgosurit A. D. dhe në pajtim me të gjeturat e raportit dhe kompetencat, do të ndërmarr të gjitha veprimet ligjore”, tha Hoxha.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    16 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark