×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministrja Hoxha zotohet për ndihmë ndaj Prokurorisë Speciale

    Insajderi
    07 November 2016 - 17:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha zhvilloi takimin e parë me Prokurorin special, David Schwendiman me të cilin bisedoi për aktivitetet e Ministrisë dhe angazhimin në fuqizimin e sundimit të ligjit.

    Në takim me Prokurorin special, David Schwendiman, ministrja Hoxha theksoi rëndësinë e koordinimit ndërinstitucional për çështjet e ngritura.

    “Jam zotuar dhe e përkushtuar që të respektoj pavarësinë e Prokurorit special në punën e tij dhe brenda kompetencave, do të ofrojë mbështetje në pajtim me ligjin dhe mandatin tim”, theksoi ministrja Dhurata Hoxha.

    Schwendeman përgëzoi ministren Hoxha për punën e saj dhe theksoi se sa i takon Zyrës së Prokurorit special, është i përkushtuar që puna e tij të jetë e pavarur, e paanshme dhe transparente.

    “Veprimet procedurale do të ndërmerren në kohën e duhur, sa më shpejt që është e mundur por edhe aq sa e lejojnë kushtet dhe procedurat”, theksoi David Schwendiman,

    Procesi do të jetë objektiv, nuk do të ketë drejtësi selektive, theksoi Prokurori special, sepse të gjithë janë të barabartë para ligjit dhe do të gjykohet përgjegjësia individuale e jo përgjegjësia e ndonjë grupi apo përgjegjësia e ndonjë organizate. /Insajderi.com

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark