Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me një pjesë të ekipes së saj po merr pjesë në varrimin e Hamide Magashit.
Gazeta Insajderi është duke e përcjellur nga afër ceremoninë e varrimi, nga pamjet është parë se ministrja me lot në sy i ka vendos lule tek varri të ndjerës.
Pas kësaj Haxhiu ka ngushëlluar motrat e viktimës 35 vjeçare e cila në barkë po mbante edhe foshnjën e saj.
Gjendja e familjarëve të viktimës është parë që është tejet e rëndë.
Lotët e mërzinë nuk mundën t`i ndalin as familjarët e të afërmit e tjerë të saj.