Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), ka njoftuar se vazhduar aktivitetet e mbikëqyrjes dhe verifikimit të njehsorëve elektrikë në territorin e Republikës së Kosovës.
Gjatë kontrolleve të realizuara së fundmi janë identifikuar edhe pesë (5) njehsorë elektrikë me afat të skaduar të verifikimit metrologjik, për çka ndaj operatorit ekonomik KEDS është shqiptuar gjobë në vlerë prej 25 mijë eurosh.
“Institucionet përgjegjëse mbeten të përkushtuara për të siguruar që çdo njehsor elektrik në përdorim të jetë i verifikuar dhe në përputhje me kërkesat ligjore,duke garantuar transparencë dhe besueshmëri në procesin e matjes së energjisë elektrike”.