Insajderi
Lajme

Miratohet kërkesa e Besnik Tahirit, “Rezoluta për Hagën” del e para në rend të ditës

Insajderi
12 February 2026 - 20:12
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Miratohet kërkesa e Besnik Tahirit, “Rezoluta për Hagën” del e para në rend të ditës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka propozuar që Rezoluta për Hagën, e cila fillimisht ishte pika e tretë e rendit të ditës, të trajtohet si pikë e parë.

Ai tha se kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka obligim dhe interes që të marrë pjesë në votimin e kësaj rezolute.

Propozimi u miratua nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e cila më pas kërkoi votimin për ndryshimin e rendit të ditës.

Në sallë ishin të pranishëm 101 deputetë, të cilët votuan në favor të këtij ndryshimi.

Rezoluta për Hagën ishte paraparë fillimisht si pika e tretë e rendit të ditës në seancën e jashtëzakonshme plenare të sotme.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark