×
  • Lajme
  • Lajme

    Kuvendi i Shqipërisë obligon identifikimin e shqiptarëve në botë

    Insajderi
    18 February 2016 - 22:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Me 72 vota pro është miratuar projektligji që obligon shtetin shqiptar të identifikojë të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë.

    Kuvendi me miratimin e këtij projektligji “për identifikimin dhe regjistrimin e adresave të shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë”, ndërsa me 75 vota pro, 25 vota kundër dhe 1 abstenim deputetët miratuan projektligjin “Për mënyrën e ofrimit të shërbimeve publike në sportel në Republikën e Shqipërisë”.

    Në seancën e sotme, Kuvendi vendosi të kalojë me procedurë të përshpejtuar edhe projektvendimin për një ndryshim në ligjin “Për mediat audio-vizive në Republikën e Shqipërisë”.

    Përpara votimit, deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku kundërshtoi kalimin me procedurë të përshpejtuar të këtij projektvendimi, pasi sipas saj, “ligji për mediat audio-vizive është miratuar me konsensus nga të dyja palët, ndaj dhe opozita kërkon që ndryshimet e tij të kalohen me procedurë normale”, përcjell ATSH, raporton Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    24 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark