×
  • Lajme
  • Lajme

    Miratohet në parim Projektligji për luftimin e financimit të terrorizmit

    Insajderi
    18 May 2016 - 13:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim Projektligjin për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit

    Ministri i Financave Avdullah Hoti, i cili ka prezantuar Projektligjin, tha se lufta kundër terrorizmit, lidhet ngushtë me programin e qeverisë së Kosovës për vitet 2015 – 2018

    “Konkretisht ndërlidhet me objektivat e qeverisë për të parandaluar dhe luftuar terrorizmin dhe bashkëpunuar me të gjitha vendet në luftimin e terrorizmit”, ka deklaruar Hoti

    “Ky program parasheh aplikimin e një qasje pro-aktive për bashkëpunim ndërkombëtar për parandalimin e pastrimit të parave, financimin e terrorizmit dhe krimeve të tjera financiare si dhe zhvillimin e legjislacionit kombëtar në përputhje me standardet ndërkombëtare”, ka theksuar ministri Hoti, njofton Evropa e Lirë.

    Seanca plenare zhvilloi punimet pa opozitën. Ndërkaq votimi solli si rezultat Me 59 vota për, 4 abstenime dhe asnjë kundër, 59 vota për, 4 abstenime dhe asnjë kundër.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark