Gjatë seancë së sotme, Kuvendi i Kosovës e ka miratuar në parim projektligjin për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar.
Projektligji mori 65 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Në seancën plenare të Kuvendit, në rend dite janë edhe shqyrtimi i propozim-rezolutës për gjendjen në sektorin e shëndetësisë, shqyrtimi i rekomandimeve lidhur me raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2021 dhe shqyrtimi i rekomandimeve lidhur me raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës për vitin 2021.