Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme miratuar projektligjin për pagat, përmes së cilit synohet barazimi i pagave për punë të njëjta ose të ngjashme.
Zëvendësministri i Administratës, Hajredin Hyseni tha se me këtë ligj parashihet që të gjithë punonjësit publik të kenë pagën bazë të caktuar me ligj. Ai shtoi se ky projektligj përfshinë 11 koeficiente dhe 45 grada.
Gjatë kësaj mbledhje ministri i Kulturës, Kujtim Shala kërkoi të ketë një nen të veçantë për krijuesit dhe performuesit në kulturë.
Derisa ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj kërkoi që paga e ambasadorëve të bëhet në përputhje me koston e jetës ku ata jetojnë dhe jo të jetë e njëjtë si për ambasadorin në Shqipëri ashtu edhe për atë në Tokio.