Miratohet rezoluta kundër Serbisë në Parlamentin Evropian - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Miratohet rezoluta kundër Serbisë në Parlamentin Evropian

    Insajderi
    14 June 2022 - 10:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Anëtarët e Komitetit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian miratuan sot Rezolutën ndaj Serbisë.

    Seancën e Komitetit për Politikë të Jashtme të PE-së e drejtoi eurodeputeti David McAllister, ku ishte e pranishme edhe ambasadorja serbe Ana Hrustanoviq.

    58 anëtarë të Komisionit votuan – 50 ishin “për” miratimin e rezolutës, tre abstenuan dhe pesë ishin kundër.

    439 amendamente janë dorëzuar në draft-raportin e paraqitur nga raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Vladimir Bilchik, në prill, dhe grupet e mëparshme parlamentare miratuan 40 amendamente për zgjerimin e tekstit të raportit.

    Siç raporton Nova.rs, sot nuk është miratuar amendamenti 80, në të cilin shprehet keqardhje për përsëritjen e zgjedhjeve në Serbi.

    Përmes rezolutës, Parlamenti Evropian i bën thirrje Beogradit që “urgjentisht” të harmonizojë sanksionet e vendosura nga BE kundër Rusisë dhe Bjellorusisë.

    Në dokument thuhet se Serbia, si kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duhet të respektojë politikat dhe standardet e BE-së në raport me Rusinë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark