Insajderi
Lajme

Miratohet rezoluta për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore

Insajderi
26 October 2026 - 22:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Miratohet rezoluta për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 67 vota për rezolutën që trajton vrasjen e fundit në Vitomiricë të Pejës, rastet e tjera të vrasjes së grave, dhunën në familje ndaj grave dhe fëmijëve, si dhe përgjegjësinë institucionale për parandalimin e këtyre dukurive.

Rezoluta vë në fokus nevojën për parandalimin e dhunës në baza gjinore, forcimin e mekanizmave institucionalë dhe mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së grave.

Përmes kësaj rezolute, theksohet rëndësia e reagimit institucional ndaj rasteve të dhunës në familje, trajtimit me seriozitet të çdo raportimi dhe marrjes së masave konkrete për të parandaluar përshkallëzimin e dhunës, e cila mund të përfundojë me pasoja fatale.

Një tjetër çështje e rëndësishme që trajtohet është përgjegjësia e institucioneve për të garantuar mbrojtjen e viktimave, për të përmirësuar bashkëpunimin ndërinstitucional dhe për të siguruar që gratë dhe fëmijët të kenë qasje në mbështetjen dhe mbrojtjen e nevojshme./EO


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark