×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Mirena: Diaspora e Kurtit e kanë shancën m’u kallëzu trima, niseni një luftë guerile për çlirimin e veriut

    Insajderi
    02 July 2023 - 14:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gazetari Ilir Mirena ka dhënë një propozim për përkrahësit e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, nga diaspora, që, sipas tij, të kallëzohen trima.

    Mirena, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se për t’i ikur sikletit të pyetjes se ku kanë qenë në luftë, votuesit nga diaspora duhet ta bëjnë një luftë guerrile në veri, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Diaspora e Albin Kurtit e ka shancen e mire sivjet me i sheru komplekset e veta edhe m’u kallxu trima para fmijeve te vet qe kohe pas kohe mujn me i ngushtu me pyetje “e ku je kane ti babe kur u kane lufta ne Kosove?”…”, ka shkruar ndër të tjera ai.

    “Qe qysh: Kur t’vini tash ne Kosove hajdeni, si gjithe, neper Serbi, po jo kah Merdarja, po kah Jarinja e Brnjaku, ne veri te Kosoves.  Organizohuni me dosta neper pikat e VV’se neper diaspore, e kur t’i kaloni k’to pika kufitare, edhe hyni ne territor te Kosoves, ndaleni kerrin diku neper malet e Leposaviqit e Zubin Potokut, jepjani kerrin grave tuaja le te vozisin se krejt kan fyrershajna, edhe ju ndaluni si komandosa edhe niseni nje lufte guerile deri ne çlirimin e veriut, deri te shtini NATO’ne prap me bombardu Serbine”, thuhet më tej në postimin e tij.

    “Na pshtoni edhe neve, edhe Kosoven, po edhe veten prej asaj pyetjes se sikletshme te fmijeve tuaj”. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark