Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka përkujtuar kryeministrin e vrarë serb, Zoran Gjingjiq në 20-vjetorin e vrasjes së tij.
Pas postimit të kryeministrit ka reaguar analisti, Ilir Mirena.
Duke ironizuar, Mirena ka thënë se pasi Kurti e ka përkujtuar Ivanoviq pse mos ta përkujtoj edhe Gjingjiqin.
“Kur e përkujton Oliver Ivanoviqin pse mos me e përkujtu Zoran Gjingjiqin!”, ka shkruar Mirena.
Kurti kishte përkujtuar edhe politikanin serb, Oliver Ivanoviq në pesë vjetorin e vdekjes së tij./Gazeta Insajderi