Mirena pasi VV doli 37%: Iluzioni i LVV-së për 500 mijë vota u shkërmoq - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mirena pasi VV doli 37%: Iluzioni i LVV-së për 500 mijë vota u shkërmoq

    Insajderi
    09 February 2025 - 19:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Analisti Ilir Mirena ka komentuar rezultatet e Exit-Pollit të realizuara nga gazetari Baton Haxhiu.

    Sipas këtyre rezultateve, Vetëvendosje, që në zgjedhjet e vitit 2021 kishte 51%, ka rënë në 37%.

    Sipas Mirenës, ky është një lajm shumë i rëndësishëm, pasi me këto rezultate bien iluzionet e partisë që ishte në pushtet për referendum.

    “Rezultati i pritur në pushtet, iluzioni i tyre për 500 mijë vota, për 50% dhe 70%, sot është shkërmoq. Nuk mund të flasin më për referendume për 50% dhe 500 mijë, kështu që për mua kjo është përmbyllja e kësaj periudhe, dhe kjo është shumë e rëndësishme, pasi nuk do të kemi më parti në pushtet që të krekosen”, tha ai në emisionin Pressing, përcjellë Insajderi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark