×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Mirena për Matoshin: Jam i bindur se e vesh bluzën me shkrim dhe s’kupton asgjë për të

    Insajderi
    01 March 2024 - 16:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Analisti Ilir Mirena, ka ironizuar me deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi duke publikuar një foto montazh ku deputetja shihet me bluzë në të cilën shkruan “Kush po mi shkrun statuset kush”.

    Sipas Mirenës deputetja nuk do ta kishte problem që edhe ta vesh këtë bluzë, nëse do i kërkohej.

    “Meme e bukur, kushdo qe e ka ba.Ama, jam i bindun qe ksaj lirisht mujn me kete fjali me ja dhane kete maice, kjo e vesh, del neper kuvend. E vesh e ngrata, se sen s’kupton…”, shkroi ai.

    Gjatë ditës së djeshme është publikuar një komunikim i deputetes me Dejona Mihalin, ku ia ka përgatitur një fjalim për qëllim që ta sulmojë një analist kosovar ku ishte tallur me të.

    Matoshi disa herë ka veshur bluza e mbishkrime të ndryshme të cilat përmbajnë mesazhe për partitë opozitare, gjatë seancave në Kuvend.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark