Insajderi
Lajme

Mirena pyet: Pse Shkëlzen Gashit nuk i shkoi dora në shtimin e numrit të viktimave, por zvogëlimin e tyre

Insajderi
30 March 2026 - 21:53
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Mirena pyet: Pse Shkëlzen Gashit nuk i shkoi dora në shtimin e numrit të viktimave, por zvogëlimin e tyre
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gazetari Ilir Mirena, ka thënë se nga lufta në Kosovë ka propagandë kundër UÇK-së.

Ai ka thënë se kjo propaganda është mirëmbajtur nga Serbia dhe disa shqiptarë që e kanë bërë me apo pavetëdije.

Për ekspozitën e Shkëlzen Gashit, tha se si nuk i shkoi dora të gabonte të shtonte numrin e viktimave, por të zvogëlonte.

“Me të drejtë njerëzit i ka irritu, hajde ia ke huqur numrit, por pse i bëre të armatosur. Nëse paska gabu pse nuk të shkojë dora për me i shtu, por të shkoi dora për me i zvogëlu. Ky skandal është pjesë e një propagande që ka nisur që nga lufta në Kosovë që është mirëmbajtë që nga koha e Serbisë, por me apo pavetëdije edhe të disa shqiptarëve në Kosovë”, ka thënë ai në “Pressing” të T7.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark