Gazeta britanike “Mirror” ka publikuar një listë me 10 talente të cilët “pritet të shkëlqejnë në Euro 2016”.
Mes tyre ka renditur edhe mbrojtësin shqiptar, Elseid Hysaj.
“Mirror” shkruan se ai vlerësohet si njëri nga mbrojtësit më të mirë të krahut të djathtë në Itali, andaj mund ta ndihmojë Shqipërinë për të bërë befasi ndaj Francës, Rumanisë dhe Zvicrës.
Përveç Hysajt, lojtarët e tjerë të rinj që mund të shkëlqejnë janë edhe Dele Alli, Leroy Sane, Hakan Calhanoglu, Breel Embolo, Renato Sanches, Victor Lindelof, Yannick Ferreira Carrasco Arkadiuzs Milik dhe Kingley Coman./Insajderi.com