Një astronaut miliarder dhe ekuipazhi i tij janë kthyer në Tokë, pasi morën pjesë në shëtitjen e parë private në hapësirë.
Polaris Dawn, i operuar nga SpaceX në emër të miliarderit Jared Isaacman, u kthye në orën 8:37 të mëngjesit sot në Gjirin e Meksikës pranë Dry Tortugas të Floridës në errësirën para agimit.
Duke mbajtur katër qytetarë privatë, duke përfshirë inxhinierët e SpaceX, Anna Menon dhe Sarah Gillis, raketa Falcon 9 e SpaceX u nis në hapësirë të martën dhe kaloi pesë ditë në orbitë.
“Ne kemi përfunduar misionin”, tha Isaacman ndërsa kapsula ra në ujë, duke pritur ekipin e shpëtimit, transmeton Telegrafi.
Shëtitja hapësinore e SpaceX, Polaris Dawn, u etiketua një “mision shumë i rrezikshëm” dhe ata orbituan rreth 740 kilometra mbi Tokë – më lart se Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar dhe Teleskopi Hapësinor Hubble.
Splashdown of Dragon confirmed! Welcome back to Earth, @rookisaacman, @kiddpoteet, @Gillis_SarahE, @annawmenon pic.twitter.com/nILpMQh2sR
— SpaceX (@SpaceX) September 15, 2024