
Shkruan: Psikologe, Atifete Syla
Pavarësimi i plotë i të rinjve, pa dyshim, është i nevojshëm dhe ka mjaft ndikim pozitiv në formimin e tyre, por pavarësimi që nga mosha 18-vjeçare mund të sjellë dëme serioze në shëndetin mendor si pasojë e papjekurisë emocionale.
Ai mund të ndihet i braktisur, i vetmuar, të ndjejë boshllëk emocional dhe, duke marrë parasysh kulturën tonë, ai do të ndihet i gjykuar nga të tjerët.
Një pavarësim nga mosha 22-vjeçare do të jetë më i përshtatshëm dhe do të ketë ndikime pozitive në formimin e tij, pasi ka arritur në një nivel më të lartë të pjekurisë emocionale.
Në të njëjtën kohë, do të ketë një karrierë e cila do t’ia mundësojë pavarësimin e plotë.