×
  • Lajme
  • Lajme

    Mitropoliti serb: Ruajtja e Kosovës është në interes jetësor të kishës

    Insajderi
    23 November 2020 - 09:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mitropoliti i Zagrebit dhe Lubjanës, Porfirije, i cili po përfolet se do zë vendin e patrijarkut të vdekur serb pretendon se “Kosova është çështje e identitetit të serbëve” dhe se, “nëse e humbim atë si themel të ekzistencës”, ai nuk është i sigurt se “populli serb ka ardhmëri”.

    Ai deklaroi për televizionin proqeveritar serb “TV Pink” se kjo “nuk nënkupton armiqësi ndaj askujt, por që Kosova dhe kisha janë vertikale që projektojnë të kaluarën dhe pa ta nuk ka të ardhme”.

    “Kosova është shumë më tepër se një mit. Miti është çështje imagjinate, dhe Kosova është një zotim për patriarkun tonë dhe kishën tonë, është çështje e identitetit … Interesi jetik i kishës është ruajtja e Kosovës dhe ndërtimi i tempullit të Shën Savës ”, pretendon mitropoliti.

    Ai gjithashtu deklaroi se beson se kisha zyrtare nuk ka hapësirë ​​tjetër për veprim përveç njerëzve dhe shtetit të tyre, dhe se ai e sheh bashkëpunimin me institucionet zyrtare si një marrëdhënie të natyrshme.

    “Të gjithë patriarkët e mëparshëm ishin të hapur për dialog dhe për bashkëpunim me shtetin”, ka thënë Porfirije. Me rastin e vdekjes së patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe, Irinej, mitropoliti Porfirije ka thën se Kisha Ortodokse Serbe pësoi një goditje të madhe dhe se me vdekjen e tij dhe të mitropolitit Amfilohije, kisha humbi “dy shtyllat më të forta”./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark