×
  • Lajme
  • Insajderi

    Mitrovica në gjendje të jashtëzakonshme, Hamza: Situatë shumë e rëndë dhe alaramante

    Insajderi
    19 January 2023 - 16:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mitrovica ka shpallur gjendje emergjente për shkak të vërshimeve që kanë mbuluar shumë pjesë të Kosovës sot.

    I kontaktuar nga Gazeta Insajderi, kryetari i komunës, Bedri Hamza tha se situata është alarmante.

    Ai tha se janë detyruar t’i ofrojnë ndihmë qytetarëve për evakuim. Hamza tha se Lumi “Ibër” dhe  ‘Lushta’ kanë dalë nga shtrati dhe dëmet janë serioze.

    “Gjendja në Mitrovicë është e rëndë dhe e jashtëzakonshme, qytetarëve i është ofruar edhe ndihmë për evakuim. Në terren jemi qysh nga mëngjesi dhe po bëjmë të pamundurën ani pse situata është shumë serioze.  Lumi ‘Ibri’ dhe ‘Lushta’ kanë dalë prej shtratit dhe kanë vërshu një pjesë të madhe të fshatrave në rrethinëe e Mitrovicës por edhe qytetin”, tha Hamza për Insajderin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark