Rastet e mashtrimeve me monedha të falsifikuara po shtohen dita ditës në Kosovë. Këtë radhë sipas raportit të policisë së Kosovës, rastet u regjistruan në Mitrovicë, Vushtrri e Viti. Kartmonedhat në vlerë prej 950 eurosh dyshohet të jenë të falsifikuara, shkruan Insajderi
Në raport thuhet se pronari i nnjë marketi në Viti raportoi se kishte pranuar kartëmonedhë prej 100 eurove e cila dyshohej të jetë e falsifikuar.
“Ankuesi mashkull kosovar pronar i market ka raportuar se kishte pranuar një kartëmonedhë prej 100 € e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha është konfiskuar për procedurë të mëtejme”, thuhet në raport.
Ndërkaq në Mitrovicë u raportua në dy raste të ndara për dy kartëmonedha prej 100 €, të cilat gjithashtu dyshohen të jenë të falsifikuar, shkruan Insajderi.
Në dy raste të ndara është raportuar për dy kartëmonedha prej 100 € të cilat dyshohen të jetë e falsifikuar. Monedhat janë konfiskuar nga forenzika”, thuhet në raportin e përgatitur nga policia
Në anën tjetër për dy kartmonedha nën dyshime për falsifikim u raportua edhe në Vushtrri, të njejtat u konfiskuan nga forenzika.
“Në dy raste të ndara është raportuar për dy kartëmonedha , njëra kartëmonedhë prej 500 € dhe tjetra prej 50 euro, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuar. Monedhat është konfiskuar nga forenzika”, thuhet në raport./Insajderi.org