×
  • Lajme
  • Lajme

    Mitrovica, Vitia dhe Vushtrria cak i mashtrimit me monedha të falsifikuara

    Insajderi
    20 May 2022 - 10:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Rastet e mashtrimeve me monedha të falsifikuara po shtohen dita ditës në Kosovë. Këtë radhë sipas raportit të policisë së Kosovës, rastet u regjistruan në Mitrovicë, Vushtrri e Viti. Kartmonedhat në vlerë prej 950 eurosh dyshohet të jenë të falsifikuara, shkruan Insajderi

    Në raport thuhet se pronari i nnjë marketi në Viti raportoi se kishte pranuar kartëmonedhë prej 100 eurove e cila dyshohej të jetë e falsifikuar.

    “Ankuesi mashkull kosovar pronar i market ka raportuar se  kishte pranuar një kartëmonedhë prej 100 € e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha është konfiskuar për procedurë të mëtejme”, thuhet në raport.

    Ndërkaq në Mitrovicë u raportua në dy raste të ndara për dy  kartëmonedha prej 100 €, të cilat gjithashtu dyshohen të jenë të falsifikuar, shkruan Insajderi.

     Në dy raste të ndara  është raportuar për dy  kartëmonedha prej 100 € të cilat dyshohen të jetë e falsifikuar. Monedhat janë konfiskuar nga forenzika”, thuhet në raportin e përgatitur nga policia

    Në anën tjetër për dy kartmonedha nën dyshime për falsifikim u raportua edhe në Vushtrri, të njejtat u konfiskuan nga forenzika.

    “Në dy raste të ndara  është raportuar për dy  kartëmonedha , njëra  kartëmonedhë prej 500 € dhe tjetra prej 50 euro, të cilat  dyshohet të jenë të falsifikuar. Monedhat është konfiskuar nga forenzika”, thuhet në raport./Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark