Mitrovicasi prezantohet rrejshëm si polic që të shkojë në burg, thotë se e gjithë rroga po i shkon në kredi – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Mitrovicasi prezantohet rrejshëm si polic që të shkojë në burg, thotë se e gjithë rroga po i shkon në kredi

    Insajderi
    08 August 2023 - 20:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nuk janë të rralla rastet kur qytetarë të shumtë prezantohen rrejshëm si zyrtarë, me qëllimin për të qëruar hesape apo për të përfituar dobi pasurore nga personat me të cilët janë në telashe. Një gjë të tillë e bëri edhe një qytetar në Mitrovicë, por ai si duket ka një arsye komplet tjetër.

    Sinjali mëson se 50-vjeçari është prezantuar rrejshëm si polic edhe në prani të zyrtarëve policorë dhe më pas i njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

    Bazuar në dëshminë e tij dhënë organeve të hetuesisë, këtë e ka bërë për shkak se dëshiron që të shkojë në burg si pasojë e gjendjes së rënduar ekonomike në të cilën ndodhet.

    Sipas tij, ai punon si taksist dhe jeton me pagën mujore të bashkëshortes së tij, por që ankohet se të gjitha të ardhurat iu shkojnë për pagesën e kredisë në bankë.

    Me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar rasti ‘Prezantim i rremë si person zyrtar’.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark