Gjykata Themelore në Mitrovicë e ka dënuar me tetë vjet burgim të akuzuarin me inicialet M.A., për veprën penale “Rastet e rënda të vjedhjes grabitqare apo grabitjes”.
Aktgjykimi është shpallur sot, pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor.
Sipas njoftimit të Gjykatës, i akuzuari M.A. është shpallur fajtor për kryerjen e veprës penale “Rastet e rënda të vjedhjes grabitqare apo grabitjes”, nga neni 138, paragrafi 1, i Ligjit Penal të Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës (LPK).
“I akuzuari M.A. është dënuar me tetë (8) vjet burgim, i cili dënim do të ekzekutohet pasi aktgjykimi të marrë formën e prerë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.
Aktgjykimi, pra, do të ekzekutohet vetëm pasi të marrë formën e prerë.