×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Mitrovicë: Viktima e masakruar, vdekja e dyshimtë bëhet vrasje e rëndë

    Insajderi
    14 August 2023 - 20:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shenjat e dhunës, përfshirë ato të shkaktuara nga mjetet e mprehta, iu panë gati se në gjithë trupin, pothuajse të zhveshur, kur 56-vjeçari S. M. u gjet pa shenja jete, të shtunën pasdite, afër spitalit e Mitrovicës, e jo larg banesën ku jetonte.

    Ani se i ndjeri, siç mëson Klani, kishte një shumë të hollash me vete, familjarët e tij nuk është se patën dyshime në dikë, fillimisht, por dilemat se ai mund të jetë vrarë nisën kur u mor vesh se mungonte makina të cilën ai e shfrytëzonte.

    Gjetja e saj, e mbuluar me një batanije, në shtëpinë e një personi tjetër, u bë sebep për hetime më të thella. Burri u arrestua dhe mëpastaj rasti u rikualifikua nga “Vdekje e dyshimtë, në “Vrasje të rëndë”.

    Me të njëjtin dyshim, të hënën u prangos për ndalim fillestar 48 orësh, edhe një person tjetër, 25 vjeç.

    Familjarët e viktimës thanë se nuk kanë dijeni për motivet e asaj çfarë i ndodhi të afërmit të tyre, me të cilën humbën kontaktin gati 24 orë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark