×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Miu “endet” në Gjinekologji, Insajderi siguron pamje

    Insajderi
    06 December 2022 - 23:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Klinika e Gjinekologjisë në QKUK, është pothuajse ndër më të kritikuarat për shkak të kushteve që ka.

    Një lexues i Gazetës Insajderi ka dërguar fotografi të gjendjes aktuale atje.

    Në pamjet në fjalë shihet një mi teksa endet në njërën nga dhomat e repartit të gjinekologjisë ku po qëndrojnë gra shtatzëna

    Kushtet e kësaj klinike i kishte komentuar edhe ish-deputeti Gani Geci ditë më parë.

    Deputetja Marigona Geci, vajza e tij, ka lindur një foshnjë aty dhe i njëjti thoshte se nipi i tij ishte infektuar “me Rotavirus”.

    “Lindja ka qenë normale, nipi im Nili në spital pas lindjes nga papastërtia është infektuar me Rotavirus, një sëmundje infektive.Për me ba analizën për këtë virus mjekët e kanë rekomanduar që analiza të bëhet me procedurë të shpejtë por nga gabimet e teknikëve është fut në procedurë të ngadalësuar”, kishte shkruar Geci.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark