"Mjafton të jenë jarana të tij", Haradinaj i reagon Kurtit për rastin e Ridvan Muharremit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Mjafton të jenë jarana të tij”, Haradinaj i reagon Kurtit për rastin e Ridvan Muharremit

    Insajderi
    21 August 2023 - 10:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas arrestimit të Ridvan Muharremit, kuzhinierit dhe mikut të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

    Haradinaj, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se Kurti po krijon sisteme paralele, teksa nuk po i beson sistemit që po e udhëheq ai.

    Sipas Haradinajt, kryeministri po angazhon njerëz jashtë institucioneve për çështje të ndjeshme të sigurisë shtetërore, me kushtin që “të jenë jarana të tij”.

    “Albin Kurti është i vetmi kryeministër që nuk i beson sistemit të shtetit të vet, por krijon sistem paralel. Ai edhe për operacionet më të ndjeshme të qeverisjes e të shtetit, që prekin edhe sigurinë kombëtare, angazhon njerëz që janë jashtë institucioneve, por që mjafton të jenë jarana të tij, siç ishte edhe rasti me Ridvan Muharremin”, ka shkruar ai.

    “Këto janë ato lidhjet e shkurtëra të kapjes së shtetit me miq e dosllarë, për të cilat e kam pasë ngritur alarmin këtu e një vit më parë, lidhje këto të cilat po dalin në shesh përditë e më shumë”, përfundon reagimi i tij. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark