Këngëtarja Vera Oruçi ka treguar se si për disa vite me radhë gabimisht kishte marrë terapi kundër kancerit, dhe në fund, kishte rezultuar se ajo nuk ishte e prekur me këtë sëmundje.
Ajo madje tregon se kishte kryer edhe një operim.
Dy vjet kam pi hapa në bazë të kimioterapisë. Gabim. Kur erdha mas tri viteve, më vjen në shpi një zarf i madh, ku shkruan: kërkojmë falje për operiminin, por ju jeni një grua e shëndoshë. Atëherë isha në shok. Më thanë që nuk kam pasë kurrë kancer”, rrëfen ajo.